Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:58
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti nё takim delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut, kryesuar nga kryetari Arben Taravari. 

Në takim u theksua se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm dhe se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve të mira me fqinjët dhe aleatët e saj. U bisedua për raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimin e mëtejmë të tyre dhe të fqinjësisë së mirë.

U potencua rëndësia e rritjes së cilësisë së pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik tё shqiptarëve nё Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit e të bashkërendimit.

Në takim morën pjesë edhe Artina Qazimi, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elmi Aziri, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Avni Dehari, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njëherit nënkryetar i Grupit të Miqësisë i Kuvendit të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat