Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka komentuar rastin e fundit në Shtërpce, ku u plagosën dy të rinjë serbë nga një anëtar i FSK-së.
Duke folur, Humolli e ka cilësuar sjelljen e qeverisë ndaj këtij rasti si 'ledhatim i popullatës serbe’ dhe 'politikë për me i hy n'hatër faktorit ndërkombëtar'.
Më tej Humolli ka thënë se nuk do të votojë asnjë ligj të propozuar nga VV-ja, derisa të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës dhe FSK-në.
“Unë iu kam deklaruar deputetëve të LVV-së, se asnjë ligj nuk do ta votojë derisa nuk bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
Ndër të tjera, Humolli ka kërkuar edhe trajtim më të dinjitetshëm për veteranët e luftës.