Kryeministri Albin Kurti do ta pres nesër në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Sipas njoftimit të ZKM-së, takimi do të mbahet nga ora 14:30. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Ksoovës.
Ndryshe, Chollet ka folur për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në njoftimin e DASH-it është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik. Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë.