Si sekretar i Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë, N.G, pjesën më të madhe të ditës e kalonte aty.
Por, 65 vjeçari humbi edhe jetën në vendin e punës.
Ai dyshohet se u vra me një mjet të mprehtë.
Vdekjen e një personi brenda kësaj shoqate e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“ Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.” – deklaroi Zahiti.