Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin, Enver Maloku në 24 vjetorin e vrasjes.
Në një postim në Facebook Presidentja ka shkruar se siç bëri Maloku për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë!
Postimi i plotë:
24- vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta.
Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë!
Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Malokun!