Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar veprimtarin Enver Malokun.
Hoti ka thënë se veprimtaria e tij e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e tij.
Sipas tij, vrasja e tij është vrasje e fjalës së lirë, e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë.
“Sot, përkujtojmë intelektualin, patriotin, gazetarin dhe bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Enver Malokun.
Veprimtaria e tij e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e Enver Malokut.
Vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson shumë kontributin e tij për liri dhe pavarësi.
I përhershëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Enver Malokut!”, ka shkruar Hoti.