Tim Judah skeptik për një marrëveshje Kosovë-Serbi: S’ka vullnet politik

Aktuale

Tim Judah skeptik për një marrëveshje Kosovë-Serbi: S’ka vullnet politik

Më: 11 janar 2023 Në ora: 18:41
Tim Judah

Gazetari britanik, Tim Judah në një intervistë për Atlantic Council ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, propozimin franko-gjerman dhe pritshmëritë për një marrëveshje gjatë këtij viti.

Judah ka thënë se beson që për momentin s’ka vullnet politik për arritjen e një marrëveshje dhe se propozimi franko-gjerman s’është diçka e re dhe ndryshe nga gjërat që janë propozuar edhe në të kaluarën.

Ai thotë se në vazhdimësi është folur për një far lloji të njohjes “de facto”, për Asociacionin dhe një lloj autonomie.

“Nëse do të duhej të vendosja bast nëse do të kishte marrëveshje vitin tjetër, do të vendosja bast që s’do të ketë. S’do të vendosja shumë para për këtë, por ndjenja ime është që s’do të ketë”, ka thënë Judah.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat