Azemi i LDK-së: Videoja e LVV-së, skandaloze

Aktuale

Azemi i LDK-së: Videoja e LVV-së, skandaloze

Më: 11 janar 2023 Në ora: 22:08
Visar Azemi

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka quajtur skandaloze videon e Lëvizjes Vetëvendosje “Çka ka çka s’ka”.

Azemi ka pyetur se cilat raste që i ka përmendur Lëvizja Vetëvendosje janë identifikuar.

“Skdandaloze, cilat raste i kanë identifiku që kanë shku prokurori, gjykata e cilët njerëz janë dënu. Unë me pas qenë në ekzekutivi ju kisha nejt mbi kry rastet që këta po flasin”, ka thënë Azemi.

Po ashtu, Azemi ka thënë se pushteti po përpiqet “ta fshehë mospunën e vetë”.

Sipas tij, VV-ja i ka marrë 51 për qind për të ndryshuar gjërat e jo për t’u ankuar për pushtetet e kaluara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat