Kërkesat që ambasadori Martin Berishaj të shkarkohet sa vijnë e shtohen, madje edhe nga zërat përkrahës të pushtetit.
Ndaj skandalit të ambasadorit ka reaguar edhe aktivisti Rron Gjinovci, i cili beson se nuk “po i vjen era e paqt”.
Gjinovci shkruan në llogarinë e tij në Facebook se kur të krahasohet me Martin Berishajn, ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi është shkarkuar “për kurgjë hiç”. Gashi ishte shkarkuar nga pozita e këshilltarit për disa deklarata problematike rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“E pat shkarku Shkëlzen Gashin për kurgjo hiç kur te krahasojsh me Martin Berishaj. Këtu era paqt s’po i vjen.”-, ka shkruar Rron Gjinovci.