Xhevdet Pozhari, analist ka shkruar një status në lidhje me deklaratën e Dereck Cholletit, këshilltar i DASh-it që dje vizitoi Kosovën.
Chollet dje theksoi se njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes.
Sipas Pozharit, kjo deklaratë e hedh poshtë qëndrimin e Abdixhikut se “aleati ynë kryesor (ShBA v.j.) thekson se koha nuk është për njohje”. Madje, Pozhari i ka folur në serbishte, duke e përdorur termen “razumesh” (a kupton), një asocim me një moment pak të sikletshëm të Avdullah Hotit, ish-kryeministër i Kosovës, me Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, gjatë dialogut në Bruksel.
“Lumir, rrena i ka këmbët e shkurta!
E kuptoj se halli yt është pse Albin Kurti nuk po i ndryshon qëndrimet! Por, ja që nuk janë krejt politikanët njësoj.
Razumesh?” – shkroi ai ndër të tjera.