Haki Abazi, deputet i LVV-së, ka folur rreth nevojës për të ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, e cila sipas tij duhet të ndryshohet në disa aspekte.
I ftuar në RTV Dukagjini, z. Abazi theksoi se askush më shumë se shqiptarët nuk ka interes që të hapet diskutimi për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.
Sipas tij, Asociacioni mund të shërbejë si një derë për të bërë ndryshime kushtetuese.
Duke folur për ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, deputet i VV-së tha se edhe çështje e festave duhet të rregullohet, pas më shumë “shkojnë në festa” se sa që punojn në institucione publike.
“Me këtë form të ecjes, ne jemi duke stagnu, realisht. Jemi në stagnim total, që zhvillimi është vnu peng. Ke plot çështje, psh çështjen e festave, ma shumë shkojmë në festa në institucione publike se që punojnë njerëzit. Duhet me u ri-rregullu kjo çështje e rregullimit me Kushtetutë” – tha z. Abazi.