Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së dhe aktivist i njohur nga Shqipëria, ka komentuar deklaratën e Maria Zakharova, zëdhënëse e Qeverisë së Rusisë, në të cilën tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë nazistë.
Sipas Zaimit, ajo i përmend dy emra si armiq të Rusisë: Albin Kurtin dhe Volodomyr Zelenskin, president i Ukrainës.
“Që zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova, publikoi para pak minutash “opinionin” e saj ku përmend si armiq të Rusisë specifikisht Kurtin dhe Zelenskin (fillimisht Kurtin pastaj Zelenskin), tregon vetëm një gjë:
Kosova është cak i synimeve agresive ruse.” – shkroi ai.
Postimi i plotë
Që zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova, publikoi para pak minutash “opinionin” e saj ku përmend si armiq të Rusisë specifikisht Kurtin dhe Zelenskin (fillimisht Kurtin pastaj Zelenskin), tregon vetëm një gjë:
Kosova është cak i synimeve agresive ruse.
Natyrisht përmes Serbisë të Vuçiqit, por edhe paramilitarëve rusë e pro-rusë, Wagner, Ujqit e Natës, etj.
Në kushte të tilla, jo vetëm asociacioni, por çdo lëshim pe ndaj Serbisë, do të thotë hapje ndaj Moskës dhe rrezik për sigurinë e paqen.