Vjen reagimi nga eurodeputeti holandez: Një hap më afër për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën

Aktuale

Vjen reagimi nga eurodeputeti holandez: Një hap më afër për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:22
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar pasi Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza.

Në profilin e Komitetit në Twitter bëhet e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tri abstenime.

“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tri abstenime”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat