Kancelari austriak pas votimit të vizave në PE: Kosova e vendosur të jetë pjesë e familjes evropiane

Aktuale

Kancelari austriak pas votimit të vizave në PE: Kosova e vendosur të jetë pjesë e familjes evropiane

Më: 12 janar 2023 Në ora: 14:33
Karl Nehammer

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai në një konferencë për media ka thënë se Kosova është e vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane.

Nehammer theksoi se Kosova ka bërë një rrugë të gjatë dhe të mundishme për të fituar liberalizmin e vizave.

“Kosova e ka vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ka bërë shumë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Dhe kjo ka qenë një rrugë e mundimshme. Ajo çka më gëzon është që ky rrugëtim do të shpërblehet. Ne së bashku me Kosovën do të përjetojmë liberalizmin e vizave në vitin 2024”, tha Nehammer.

I pari i qeverisë austriake theksoi se dyja vendet kanë një lidhje të veçanta mes tyre.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat