Ardita Sinani, këshilltare politike për Luginën e Preshevës e kryeministrit Kurti, ka bërë një krahasim rreth qasjes ndaj minoriteteve në Serbi dhe qasjes ndaj minoriteteve nga shqiptarët.
Sinani ka shkruar se Vuçiqi do shtypje të minoriteteve në shtëpi dhe instrumentalizim të bashkëkombasve të tij në fqinjësi kurse shqiptarët duan të drejta për minoritetet në shtëpi e reciprocitet në të drejta të bashkëkombasve në fqinjësi.
“Ky është dallim thelbësor”, ka shkruar ajo në Facebook.