Luljeta Aliu: Kundër Asociacionit duhet të jenë edhe vendet e rajonit

Aktuale

Luljeta Aliu: Kundër Asociacionit duhet të jenë edhe vendet e rajonit

Më: 12 janar 2023 Në ora: 18:21
Luljeta Aliu

Analistja Luljeta Aliu ka vlerësuar se edhe vendet e rajonit duhet të jenë kundër formimit të një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.

Sipas saj, një asociacion i tillë do ta destabilizonte Kosovën dhe do ta fuqizonte Serbinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se edhe vendet e rajonit do të jenë të afektuar nga destabilizimi politik i Kosovës dhe forcimi i Serbisë.

“Jo vetëm faktorët e brendshëm politik, por në qëndrimin e saj kundër asociacionit me kompetenca ekzekutive, Kosovën duhet ta mbështesin edhe fqinjët e rajonit, sepse edhe ata kanë qenë dhe do të jenë prapë të afektuar nga destabilizimi politik i Kosovës dhe forcimi i Serbisë”, ka shkruar Ali.

Ajo ka bërë me dije se konsistenca politike dhe besnikëria ndaj interesave kombëtare janë faktor që nxisin respektin e vendeve tjera ndaj Kosovës.

“Asociacioni á la Republika Srpska do të ishte jo vetëm arsye e destabilizimit politik dhe minim i shtetësisë së Kosovës, por - krahas Bosnjës - edhe një burim shtesë për konflikte të mundshme në të ardhmen në këtë rajon përplot antagonizma e të traumatizuar nga përpjekjet e pandalshme serbe për gllabërim”, ka shkruar Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat