Analisti, Visar Ymeri ka thënë se deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit ndryshojnë kur ai është në Kosovës dhe kur jep deklaratë për mediat ndërkombëtare
Analisti i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti, për themelimin e Asociacioni të Komunave më shumicë serbe, janë përjashtuese dhe të çuditshme.
Ymeri tha se Qeveria e Kosovës nuk duhet të mbajë pozicion absolut kundër themelimit të Asociacionit, por duhet të jetë më aktive në kuptim të ofrimit të modaliteteve të një Asociacioni.
“Mendoj që Kosova duhet të ishte më aktive, në kuptimin e propozimit të modaliteteve të një Asociacioni i cili do të mirëmbante funksionalitetin e shtetit dhe do ti plotësonte ato kërkesa e nevojat që i kanë serbët e Kosovës ose ato që i kërkojnë. Nuk mund ta zgjidhim apo të përmirësojmë situatën nëse paraqitemi apriori dhe absolutisht kundër themelimit të Asociacionit”, ka thënë Ymeri.
Ymeri tha se deklaratat e Kurtit ndryshojnë kur ai është në Kosovë dhe kur deklaron për mediat ndërkombëtare, duke kujtuar deklaratën e kryeministri që e bëri gjatë ditës së enjte në Austri.
“Jemi në një moment kur flasim për një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet sipas Kushtetutës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak, Karl Nehammer.
“Është interesante se si kryeministri Kurti, jep tjera deklarata këtu në Kosovë e pastaj tjera për mediat ndërkombëtare. Nuk është hera parë që e përmend një gjë të tillë e ka bërë edhe në intervistën me ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’.
Ai gjithashtu tha se kemi dy lloje kërkesash në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njëra e Kosovës që të kornizohet një plan për një marrëveshje, dhe ajo e Serbisë që të implementohet Asociacioni dhe të vazhdohet tutje.
“qartazi jemi në një fazë ku i kemi dy lloj kërkesash, edhe sic ka edhe gjatë pjesë s së dytë të viti të kaluar, në njërën anë insistimi i Qeverisë së Serbisë që së pari duhet të implementohet Asociacioni dhe pastaj të vazhdohet tuje, e në njërën anë e kemi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, e kryeministrit Kurti, i cili thotë që që së pari duhet të flasim për kornizën ose planin e marrëveshjes në përgjithësi e pastaj në kuadër të saj të diskutojmë për Asociacionin”, ka shtuar Ymeri.