Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj në një postim të tij në Facebook ka takuar sot ambasadoren, Julianne Smith.
Zemaj ka treguar rreth diskutimit të tyre, duke thënë se është përmendur thellimi i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe historike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
Ai shkruan më tutje, se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-ve dhe aleatëve në #NATO, për lirinë, për paqen dhe proceset e tjera të shtetndërtimit tonë
Postimi i plotë:
Sot ishte një kënaqësi e veçantë që takimet me shtetet anëtare në #NATO-s këtë vit të i filloj me Misionin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇲 në NATO, me një takim të përzemërt pune me Ambasadorën, Julianne Smith.
Ne patëm një diskutim të frytshëm për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës, thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe historike ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-ve, si dhe të përkushtuar për të punuar së bashku për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë dhe gjithë rajonit.
Si gjithmonë, Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-ve dhe aleatëve në #NATO, për lirinë, për paqen dhe proceset e tjera të shtetndërtimit tonë, për të theksuar veçanërisht edhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadorës Smith dhe gjithë stafit në kuadër të Misionit që ajo e drejton, për punën, bashkëpunimin dhe angazhimeve tona këtu në NATO.
Bruksel, 12 janar 2023.