Kurti flet rreth interesimit për ushtarët shtesë në Kosovë, ja çka thotë për KFOR-in dhe NATO

Aktuale

Kurti flet rreth interesimit për ushtarët shtesë në Kosovë, ja çka thotë për KFOR-in dhe NATO

Më: 12 janar 2023 Në ora: 21:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kanë shprehur interesim që të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.

Ai thotë se megjithatë i takon KFOR’it dhe NATO’së të vendos kur, sa dhe si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë, interesimin megjithatë i takon KFORit dhe NATO’së se kur dhe sa e si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë. Mos të harrojmë që Kosova po investon vetë në mbrojtje.

Kur kemi parë grupe militare, pro ruse si Ujqit e Natës dhe mercenarët e Vagnerit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë me shenjat e tyre dhe me parullat që thoshin ‘Lutuni zotit dhe mbahuni te Rusia’, kur kësaj i shtohet fakti që Serbia ka kërkuar që të kthehen 1000 ushtarët në Kosovë, pikërisht është e rëndësishme të shtohet numri i ushtarëve të NATO’së. Natyrisht këto janë vendime që merren diku tjetër, ndërkaq natyrisht se Serbia mori përgjigje negative nga KFOR’i”, tha Kurti në rtk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat