Gjykata hedh poshtë padinë e Martin Berishajt ndaj mediumit slloven që zbuloi aferën financiare me GEN-i serb

Aktuale

Gjykata hedh poshtë padinë e Martin Berishajt ndaj mediumit slloven që zbuloi aferën financiare me GEN-i serb

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:13
Martin Berishaj

Padia e Martin Berishajt ndaj mediumit slloven “Planet TV”, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë.

Lajmin e ka konfirmuar Gjykata e Qarkut në Lubjanë, e cila tha se ndaj të pandehuri Vitomir Petroviç, lënda ka pushuar pa efekte juridike.

“I pandehuri në këtë rast është Vitomir Petroviç, për vepër penale kundër nderit dhe emrit të mirë. Martin Berishaj vepron si paditës ligjor. Çështja mbyllet pa fuqi juridike”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.

Kujtojmë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pati bërë të ditur se e ka paditur për shpifje mediumin slloven “Planet TV” në lidhje me raportimet se Berishaj është përfshirë në një aferë korruptive milionëshe në Slloveni, me GEN-I serb.

Në nëntor të vitit të kaluar Berishaj, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor në Kuvendin e Kosovës i quajti shpifje të gjitha raportimet e mediave sllovene.

Së fundmi edhe një gazetë tjetër sllovene  “Prava” raportoi për lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci me kompaninë sllovene GEN. Sipas tyre, dyshohet se Berisha është paguar nga GEN-i, dhe se ai ka tërhequr 600 mijë euro para në vitet 2019 dhe 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat