Haradinaj takoi bashkëluftëtarët në Pejë: E ndjeva veten sikur në ditët e UÇK-së

Aktuale

Haradinaj takoi bashkëluftëtarët në Pejë: E ndjeva veten sikur në ditët e UÇK-së

Më: 13 janar 2023 Në ora: 17:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në Pejë ka takuar bashkëluftëtarë nga batalioni i parë sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, me ç’rast, është shprehur se kanë evokuuar kujtime dhe kanë nderuar ata që kanë rënë në krye të detyrës.

I pari i AAK-së ka potencuar se me trimat përkrah, e ka ndier veten sikur në ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t'i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj.

Evokuam kujtime, nderuam ata që ranë në krye të detyrës, që shqiptarët të kenë liri, heronjtë Fadil Nimani udhëheqës i Batalionit, Jusuf Kelmendi e Ahmet Gjikolli, luftëtarë të orëve të para. Në Pejë sot, me këta trima përkrah, e ndjeva veten sikur në ditët e lavdisë, ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat