Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të KQZ-së.
“Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka njoftuar Presidenca e Kosovës”.
Një ditë më parë, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është e kundërligjshme situata në të cilën Rama ishte pjesë e KQZ-së.
Ai kishte thënë se ka tre muaj që presidentja e ka toleruar një situatë të kundërligjshme.
Këtu keni postimin e tij:
“Po bëhen gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në LVV.
Pra, po bëhen tre muaj që kur Presidentja është duke toleruar një situatë të kundërligjshme.
Edhe muaji janar, i përmendur si kohë e fillimit të ushtrimit të mandatit nga Rama – sado që kjo është absurde – po kalon. Kësisoj, vet Presidentja po kryen shkelje duke mos përmbushur obligimet ligjore për zëvendësimin e tij”, ka shkruar Cakolli në llogarinë e tij në Facebook.