Kreu i AKR-së dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publiku se një fotografi me ish-ambasadorin amerikan William Walker.
Ai shprehet se ka nderin të kalojë një mbrëmje me mikun e tij dhe Kosovës, William Walker.
“Kisha nderin të kaloj një mbrëmje të mirë me mikun tim dhe mikun e Kosovës, Ambasadorin William Walker i cili po e viziton Reçakun, Kosovën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ndryshe gjatë ditës së sotme ish-ambasadori Walker ka vizituar Partinë Socialdemokrate.