Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas takimeve të shpeshta që po mbajnë disa ish-liderë të luftës, por edhe politikanë të PDK-së, që tashmë e një kohë janë konsumuar.
Shumica prej tyre të njohur nga afera PRONTO, por edhe nga keqpërdorimet e shumta që kanë ndodhur në Kosovë, kanë filluar të bashkohen!
Qëllimi i kësaj ‘sakrifice’ të tyre, normalisht është synimi i tyre për të ardh në pushtet.
Mirëpo, një synim i tillë, duket që moti ka marrë fund për ta!
Megjithatë kanë thënë se ‘shpresa vdes e fundit’ dhe ata përveç ‘shpreses’ e kanë edhe ‘paranë’!
Miftari thotë se në këtë fotografi po mungon vetëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ahmet Shala.
Madje ai ia ka vendosur edhe emrin si “Partia e AKM-së”.
Postimi i plotë:
Partia e AKM, në foto mungon vetëm edhe Hashim Thaçi me Kadri Veselin e Ahmet Shalën!
Fillon tentimi i ringjalljes të profiterëve të luftës si duket ka filluar të ju mungoj pushteti, sidomos po ju mungon shumë konrrupsioni dhe tenderët, tani etiketimet, kërcënimet por edhe sulmet e ulta do të shtohen, gjersa nuk fillon një ditë të funksionoj seriozisht ligji në Kosovë, drejtësia e paanshme, ligji për të gjithë një soj..!