Një reagim paksa i pazakontë ka ardhur nga këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, në lidhje me çështjen e Asociacionit.
Në një postim në Twitter, Zulfaj e ka paramenduar një situatë, një bisedë “në parajsë” mes ish-presidentit të Bosnjës, Alija Izetbegoviq dhe ish-ambasadorit amerikan, Richard Holbrooke teksa ata flasin për Republikën Srpska në shtetin e Bosnjës.
Ai imagjinon teksa ata flasin për këtë çështje, e thonë se “Kosova duhet të jetë më e zgjuar”.
“Nëse Alija Izetbegovic dhe Richard Holbrooke janë bashkë në parajsë, duke parë Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ata duhet të ishin duke thënë: Kosova duhet të jetë shumë më e zgjuar…”, ka shkruar Zulfaj në twitter.
Ky reagim i Zulfajt vjen pasi që Qeveria Kurti është duke u përballur me një presion të madh për implementimin e Asociacionit.
Sidoqoftë, edhe amerikanët edhe evropianët po kërkojnë që kjo të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.