Zëdhënësi i Qeverisë sulmon kryetarin e LDK-së

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë sulmon kryetarin e LDK-së

Më: 14 janar 2023 Në ora: 15:53
Përparim Kryeziu

“Asnjë plan që s’është marrëveshje finale dhe që nuk e ka njohjen në të nuk është i mirë për Kosovën. Kaq mund të them, nuk e kam dokumentin në tavolinë, s’kam punuar me atë dokument dhe nuk kam mundur të shoh më gjatë. LDK nuk është pjesë e këtij procesi, por pozicioni i LDK-së është se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë finale dhe duhet të ketë njohjen në të. Çdo çështje tjetër është dëm i pariparueshëm për vendin tonë”, kështu ka deklaruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për planin franko-gjerman. 

Por, këtë deklaratë të tij e ka konsideruar të dëmshme zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Një kryetar partie duhet të jetë i kujdesshëm kur elaboron propozime që janë në diskutim fillestar, sepse me vetëdije do i shkaktojë vendit të tij dëm në fazën e ardhshëm të negocimit”, ka shkruar ai në Facebook. 

Abdixhiku, duke komentuar rezultatin që duhet të prodhojë dialogu, kërkoi edhe shpjegime nga Qeveria Kurti se “pse u normalizua mosnjohja”.

“Në këtë drejtim vendi ynë duhet të insistojë, ndërsa në anën tjetër Qeveria e Kosovës duhet të shpjegojë se si është e mundur që dy vite pas letrës së presidentit Biden, të kemi normalizime të mosnjohjes në këtë moment”, kishte deklaruar Abdixhiku për KP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat