Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademi përkujtimore me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ndër të tjera foli edhe për ambasadorin William Walker.
Ai u shpreh se Walker i ka dhënë veprimtarisë së tij një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës.
“Duke marrë anën e të vërtetës në një kohë ekstreme për Kosovën, ambasadori Walker i dha veprimtarisë së tij prej diplomati një vend të rëndësishëm në historinë moderne të vendit tonë”, u shpreh Kurti.
Ai u shpreh se ata të cilët e mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij.