Në kompleksin memorial në Reçak të Shtimes qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e e masakruar nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Viktimat e masakrës së Reçakut u përkujtuan edhe nga mbasadori francez, Olivier Guerot.
Ai ka bërë homazhe sot në Reçak më 24 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë vend.
Guerot ka shkruar në Twitter se duke kujtuar të kaluarën ndërtojmë të ardhmen e Kosovës. Ai përmendi edhe vdekjen e 14 vjeçarit Halim Beqirit.
“Sot në mëngjes mora pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave . Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.
J’ai participé à la commémoration du massacre de Recak en 1999. Halim n avait que 14 ans quand il a été assassiné. Une victime parmi tant d’autres. Se souvenir du passé et construire l’avenir du Kosovo. pic.twitter.com/M41b1deAZu
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 15, 2023