Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka bërë homazhe sot në Reçak më 24 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë vend. Ndërsa, në rrjete sociale ai ka thënë se duke kujtuar të kaluarën ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka marrë pjesë në përkujtimin e masakrës në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, ku tashmë janë bërë 24 vjet që nga vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe.
Ai, në një postim në rrjetin social Twitter, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij në homazhet për 23-vjetorin e masakrës, duke përkujtuar një fëmijë viktimë në mesin e shumë të tjerëve. Ai ka thënë se Halimi ishte vetëm 14-vjeçar kur është vrarë nga forcat serbe.
“Kam marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerëve. Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.
J’ai participé à la commémoration du massacre de Recak en 1999. Halim n avait que 14 ans quand il a été assassiné. Une victime parmi tant d’autres. Se souvenir du passé et construire l’avenir du Kosovo. pic.twitter.com/M41b1deAZu
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 15, 2023