Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve në Kosovë, shkruan GazetaDemos.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se kjo po rrezikon mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e mesme, po e përkeqëson kualitetin e jetesës dhe po i rrezikon pensionistët.
“Në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat”, ka shkruar Deliu – Kodra.
Mes tjerash, deputetja e PDK-së iu ka bërë thirrje politikanëve që të bashkohen dhe t’ju qëndrojnë afër qytetarëve.