Zv/kryeministrja e Sllovenisë, Tanja Fajon është duke qëndruar në Kosovë.
Në lidhje me këtë nga Ministria e Jashtme e Sllovenisë kanë dhënë detaje nga takimet që Fajon pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në një postim të kësaj ministrie thuhet se “Ajo i siguroi ata për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën evropiane të Kosovës”.
Fajon është takuar gjithashtu edhe me homologen kosovare, Donika Gërvalla.
🇸🇮🤝🇽🇰
— MFA Slovenia (@MZZRS) January 16, 2023
In #Pristina, Minister @tfajon also met with the President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS, the Speaker of the Assembly @KonjufcaGlauk & Prime Minister @albinkurti. She assured them of #Slovenia's help and support on #Kosovo's European 🇪🇺 path. pic.twitter.com/bWVwohPAuZ