​Abdixhiku: Rikonfirmojmë qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut

Aktuale

​Abdixhiku: Rikonfirmojmë qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut

Më: 16 janar 2023 Në ora: 20:02
Anëtarësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut.

Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen.

Ai ka deklaruar kështu pas takimit që kishte me Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve.

“Sot, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve. Në të dy takimet, me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut. Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve - si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat