Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas arrestimi të dy personave, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur grandet e Ministrisë Bujqësisë.
Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shumë kriminelë enden të lirë në këtë shoqëri shkaku i pazareve në drejtësi.
“Dy të arrestuarit dyshohet se ju kanë thënë bujqve: Kaq pare duheni me i dhanë dhe ju fusim në listën e përfituesve. Rezultati: Dy matrapazë më pak në liri.
Veç gjykata ishalla nuk i liron!
Shumë kriminelë enden të lirë në këtë shoqëri shkaku i pazareve në drejtësi. Jo rastësisht recidivistë të ndryshëm bëjnë krime të njëpasnjëshme!”– ka shkruar Pozhari.