Më 2 shkurt shpallet vendimi i Apelit në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

Aktuale

Më 2 shkurt shpallet vendimi i Apelit në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

Më: 17 janar 2023 Në ora: 10:13
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Më datë 2 shkurt, paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur ta caktojë shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po apelojnë aktgjykimin e dhënë nga trupi gjykues në maj të këtij viti ku të dy u shpallën fajtor dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Mbrojtja e Gucatit ka thënë se nuk ka prova që ka persona të dëmtuar nga deklarimet e të akuzuarve dhe ka kërkuar nga Apeli uljen e dënimit.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat