Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, sot reagoi lidhur me përkujtimin që kryeministri Albin Kurti bëri ndaj politikan të vrarë serb Oliver Ivanoviq.
Abazi ka pyetur se si erdhi radha për ta përkujtuar kryeministri, Ivanoviqin, ndërkohë që intelektualët e vrarë shqiptarë, nuk përkujtohen.
E lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Bardhyl Meta, përcjell Bota sot.
Ai ka ironizuar me reagimin e Abazit, duke thënë se ky i fundit e ka gjetur “hard diskun që e kërkonte”.
“VV-së, Zoti ia shtoftë gajretin! - Haki Abazi e gjet’ Hard Diskun!?
Ndërkohë që Haki Abazi “e ka gjetë definitivisht Hard Diskun që e kërkonte” ! - del belaja me Hard Diskun dhe kujtesën e Albin Kurtit dhe VV-së!
Serverit t’VV-së, po kallxojnë aktivistat “s’pi kujtohet sen mi kit dynja” - “bre dala e plast’”?!
Zoti hajr e boft’!”, ka shkruar Meta në një postim në Facebook./Botasot