Ish-kryediplomati: Gjermania ka thënë se Asociacioni mund të jetë kusht për aplikimin në Këshillin e Evropës

Aktuale

Ish-kryediplomati: Gjermania ka thënë se Asociacioni mund të jetë kusht për aplikimin në Këshillin e Evropës

Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:24
Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka folur rreth aplikimit të vendit për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se “Kosova nuk ka bërë progres në këtë rrugë”. 

Madje, ai shtoi se Gjermania, ka thënë se Asociacioni mund të jetë “kusht për aplikim”. 

“Kosova nuk po ka progress në kampanjën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Franca ka thënë se aplikimi ka qenë i njëanshëm dhe se dialogu është prioritet. Raportuesja Viola Von Cramon ka thënë “pa koordinim” dhe Gjermania, së fundi ka thënë që Asociacioni mund të jetë një “kusht për aplikimin.” – ka thënë ai. 

Vlen të theksohet se para disa ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media ka përmendur edhe mundësinë e kushtëzimit të Kosovës në këtë proces.

“Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Evropës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës." - është thënë në komunikatën e MPJD-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat