Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka raguar ndaj disa mediave, që sipas tij, po nxjerrin deklarime se si Albin Kurti kishte thënë se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte.
Ai 1esharake i ka quajtur raportimet e mediave.
Sipas tij, asgjë nuk ka ndyshuar.
Ai shton se Ivanoviq ka pas suhmë të tregojë për Serbinë dhe krimet e tyre në veri si dhe bashkëpunimin me disa shqiptarë.
Shkrimi i plotë:
“Është interesante dhe po aq qesharake kur sheh disa mediume tek nxjerrin deklarime se si Albin Kurti ka thënë dikur se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte duke e krahasuar me deklaratën e djeshme.
Asgjë nuk ka ndryshuar, ajo çka KM Kurti ka bërë ndryshe tash është kundërthënia e brendshme në Serbi, dhe vrasja potenciale e dikujt që praktikisht ka pasur shumë të tregojë për Serbinë, krimet në veri e bashkëpunimin me disa shqiptarë.
Komunikata e VV-së ndaj dënimit të Ivanoviqit nuk është në kundërshtim me videon e djeshme, përkundrazi është avansim i asaj çka ne kemi deklaruar.”