Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me videon e Kurtit, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata që i ndërrojnë qëndrimet quhen mashtrues.
Sipas tij, të tillët janë të dëmshëm për shtetin.
“Është impresive aftësia e disave për tu transformuar në qëndrime e veprime nga njëri ekstrem në tjetrin. Ndërsa, disa lindin e vdesin me një palë mend, nuk ndërrojnë pavarësisht rrethanave.
Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin”, ka shkruar Hoti.