“Oliver, shpëtoma djalin” – Dëshmitarja rrëfen për krimet e Ivanoviqit në Mitrovicë

Aktuale

“Oliver, shpëtoma djalin” – Dëshmitarja rrëfen për krimet e Ivanoviqit në Mitrovicë

Më: 17 janar 2023 Në ora: 21:40
Dëshmitarja dhe familjarja e viktimave të masakrës në Rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë, Flora Peci

Dëshmitarja dhe familjarja e viktimave të masakrës në Rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë, Flora Peci ka rrëfyer për krimet e Oliver Ivanoviqit në këtë qytet.

Peci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ka mbetur e shokuar që një kriminel si Ivanoviq të ngritët në piedestal nga kryeministri Albin Kurti.

“Kam qenë e shokuar se kjo më erdhi nga një koleg kur nuk e prisja fare dhe në rend të parë jam befasuar se si një kriminal që bëri krime në Mitrovicë të ngritetnë piedestal nga një kryeministër. Nuk i tkaoj asnjë partie politike, unë jam shqiptare i takoj një kombi. Këtë që e kam dëgjuar, unë kam ndjerë dhimbje, dhembjen e 30 familjave që jemi në atë rrethinë, ku ishte urdhëri i IVanoviqit që të prejë e masakrojë. Të gjithë vëllezërit ai i ka vrarë. Ai ka dhënë urdhër që të vriten. Konkretisht dua që t’ju dëshmojë”.

Ajo po ashtu ka treguar se si një grua kishte kërkuar nga Ivanoviqi që t’ia shpëtojë djalin.

“Një grua fqinje i thoshte ‘Oliver shpëtoma djalin”, ai e ka vënë maskën përniher, unë kur e kam kthyer kokën të shikojë, atë e kam parë duke e vënë maskën. Si mund të themi që nuk ishte Oliveri. 

Oliverin e njohin të gjithë shqiptarët e Mitrovicës. Disa prej ttyre na kanë thënë që ju betohemi se nuk do tju mungojë asnjë fije floku vetëm do t’i legjitimojmë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat