PDK-ja kërkon shkarkimin e ministres Hajdari

Aktuale

PDK-ja kërkon shkarkimin e ministres Hajdari

Më: 18 janar 2023 Në ora: 10:45
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në seancën e Kuvendit, Tahiri ka kritikuar qeverinë Kurti pse e mbanë në pozitë një ministre të dënuar.

Ai ka thënë se deputetët duhet t’i bëjnë presion kryeministrit që të njëjtën, ta shkarkojë nga detyra.

“Qeveria Kurti mban ministër që është i dënuar për mosdeklarim të pasurisë. Ju kërkojë që të bëni presion që kjo ministre të shkarkohet pasi është ofendim për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat