Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky dhe zëvendësit të tij, Yevgeny Enin por edhe të anëtarëve të kabinetit të tij.
“Kosova shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve të vrarë”, është shprehur Kurti.
Ministri ukrainas vdiq si pasojë e rrëzimit të helikopterit, ku sipas raportimeve, dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.