Shala i PDK-së për Hajdarin: Kjo ministre nuk ka moral e as etikë

Aktuale

Shala i PDK-së për Hajdarin: Kjo ministre nuk ka moral e as etikë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:40
Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka adresar një varg kritikash në adresë të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke thënë se e njëjta nuk ka moral për ta trajtuar projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, pasi që është e dënuar për mosdeklarim të pasurisë.

Shala tha se ministrja Hajdari po mban në sirtar investitorët strategjik, duke shtuar se ajo nuk ka moral e as etikë.

“Nëse e shikojmë ligjin, pajtohemi se Kosova ka nevojë për një ligj të tillë. Një ministre nuk mundet me trajtuar një ligj kur është dënuar me për deklarim të pasurisë”.

“Kjo ministre nuk ka moral e as etikë. Për më shumë se dy vjet, investitorët strategjik i mbani në sirtar dhe nuk e keni sjellë në Kuvend”, tha Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat