Përkujtimi për Ivanoviqin, Loshi “shpërthen” ndaj kritikuesve të Kurtit: Artista kot e keni, na njeh populli secilin!

Aktuale

Përkujtimi për Ivanoviqin, Loshi “shpërthen” ndaj kritikuesve të Kurtit: Artista kot e keni, na njeh populli secilin!

Nga: A.Zh Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:06
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit të Kosovës, Liri Loshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, përkujtimin për politikanin e vrarë serb Oliver Ivanoviq, e ka bërë për ta goditur Beogradin.

Ai në një postim në Facebook, ka kritikuar ashpër zërat opozitarë që po e quajnë Kurtin “antikombëtar”, duke akuzuar ata për të bëmat 20 vjeçare, përcjell Bota sot.

Sipas Loshit, Ivanoviqin e kanë vrarë për ta mbytur çdo zë serb që guxon ta pranojë Kosovën për shtet të vetin.

Reagimi i Loshit në Facebook:

Du me ju thanë diçka shumë sinqerisht. Krejt bre, artista jeni ba. Jo pak artista, por asi të Holivudit. Njeri e gjuan gurin me parabolë me e goditë Beogradin, ju fluturoni në qiell, e merrni atë gur dhe e përplasni n’Prishtinë!!! Pse bre?! Me i tregu popullit sa antikombëtar e paska kryemistrin! Albini e ka goditë Vuçiqin, kriminelët e tij dhe askënd tjetër.

Nuk e vranë Oliverin për krimet e tij, por për me e mbytë çdo zë serb që guxon me e pranu Kosovën për shtet të vetin. Mirë boll e vajtuat popullin “e lënduar” nga guri i Albinit! Ju që kajtë nanën ia keni për dy dekada rresht! Tash luani teatër. Ama, kot, bre. Na njeh populli secilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat