Gazetari Milot Hasimja ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve, që vie pas bojkotimit të prodhimeve serbe.
Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Hasimja u ka bërë thirrje prodhuesve vendorë që të mos i rrisin çmimet.
Sipas Hasimes, prodhuesit vendorë po ia “nxjerrin fundin”.
“Prodhuesit vendorë kanë nis rritjen e çmimeve pas bojkotit të prodhimeve serbe, mos ja nxjerrni fundin, mos i shtini qytetarët me ju kthy çmimeve më të lira, marre prej jush” – shkroi ai.