​Kurti takon zv.presidenten zvicerane: Më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje

Aktuale

​Kurti takon zv.presidenten zvicerane: Më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:38
Pamje nga takimi i Kurtit me zv.presidenten zvicerane

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar Zëvendës Presidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë, Guy Parmelin, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën dhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë.

U theksua rëndësia e mërgatës në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve dhe kontribuojnë në ekonominë e të dyja vendeve.

U bisedua për mundësitë për më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje. Me theks të veçantë u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në teknologji të informacionit dhe edukim.

Sipas komunikatës për media, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat