Avokati thotë se ka qenë e pritshme që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të zgjasë më shumë se pesë vite

Aktuale

Avokati thotë se ka qenë e pritshme që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të zgjasë më shumë se pesë vite

Më: 18 janar 2023 Në ora: 18:26
Taulant Hodaj

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi pritet të fillojë në mars të këtij viti.

Lidhur me këtë, avokati Taulant Hodaj thotë se ky proces pritet të zgjasë më shumë se pesë vite.

Hodaj thotë se kjo është e pritshme për shkak të kompleksitetit të rastit.

“Unë këtë e kam paraparë para një viti, që do të zgjasë më shumë se pesë vite. Këtë e kam bazuar në kompleksitetin e rastit, numrin e të akuzuarve, veprat penale që akuzohen dhe në praktikën e Tribunalit ndërkombëtar për ish-Jugosllavi dhe rastet e tjera penale ndërkombëtare, ku kanë zgjatur gjykimet nga dy vite, tri, pesë, dhjetë, 12..kështu që duke pasë parasysh kompleksitetin e këtij rasti dhe thuajse kjo Gjykatë është themeluar kryekëput për këtë rast, atëherë ky do të merr kohë”, tha ai.

Në seancën e mbajtur sot në Hagë u bë e ditur se janë rreth 300 dëshmitarë, ndërsa Hodaj thotë se kjo është arsyeja pse ky proces merr kohë të konsiderueshme.

Teksa shtoi se nuk është e paraparë as me rregullore e as me Ligj se sa duhet të zgjasë një proces i tillë.

Sot, kreu i trupit gjykues, Charles Smith, ka bërë me dije se seanca tjetër përgatitore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 17 shkurt, ndërsa gjykimi të fillojë më 1 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat