Pas vendimit të Gjykatës Speciale për seancën tjetër përgatitore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së e cila është vendosur të mbahet më 17 shkurt, ka reaguar edhe U.D së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku.
Siç e dijmë kjo datë është datë kur Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Klinaku ka paralajmëruar protestë më 17 shkurt, e që sipas tij nuk do të ketë festë.
‘’Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë’, ka shkruar ai.