Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është kërcënuar.
U raportua se Abdixhiku u kërcënua bashkë me disa deputetë të tjerë nga ky subjekt politik.
Policia tha se ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.
“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.