Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për mbajtjen e seancës së radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 17 shkurt 2023.
Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu ka thënë se Gjykata Speciale, në Ditën e Pavarësisë, e fyen në dinjitet popullin e Kosovës dhe se sipas saj kjo nuk është hera e parë.
Tutje ajo ka thënë se nëse kjo Gjykatë është Gjykatë e Kosovës, duhet ta anulojë mbajtjen e kësaj seance.
Ndër të tjera, Musliu i ka bërë thirrje qeverisë, Kuvendit dhe të gjithë akterëve politik, mediatik dhe atyre nga shoqëria civile që të reagojnë për këtë çështje.
Postimi i plotë i saj:
Në ditën e Pavarësisë, Gjykata speciale na fyen në dinjitet. Dhe kjo nuk është hera e parë.
Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar senacë e cila do të mbahet me datë 17 shkurt 2023.
Nëse kjo gjykatë është Gjykatë e Kosovës, nëse ende thirret në autoritetin e marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, atëherë duhet urgjentisht të anuLohet mbajtja e kësaj senace e cila është përtej çdo ofendimi.
I bëj thirrje qeverisë, Kuvendit dhe të gjithë akterëve politik, mediatik dhe atyre nga shoqëria civile që të reagojnë dhe ti thonë:
STOP OFENDIMEVE!
STOP SHKELJES SË TË DREJTAVE DHE DINJITETIT TË ISH EPRORËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.
STOP SHKELJES SË DINJITETIT TË POPULLIT SHQIPTAR!