Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar nga kolegët e tij deputetë që nesër të votojnë tërheqjen prej 30 për qind të Trustit.
Lekaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se duhet që të gjithë së bashku pa interesa politikë të votojnë në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës.
“Nesër, votohet për Tërheqjen e Trustit .
Të nderuar kolegë Deputet, nesër është ditë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, ku vota jonë “Për Trustin” , do të ju mundësojë atyre tërheqjen e 30% të mjeteve financiare që ju takojnë, ku padyshim do të ndihmohet mirëqenia e tyre e cila tashmë është e rënduar nga rritja e të gjitha çmimeve”, ka shkruar Lekaj.